Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për marrje me prostitucion në Ferizaj.
Sipas të dhënave të publikuara nga PK-ja, rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.
Në lidhje me rastin, është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 28.06.2021 ─ 20:20. Janë arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë një e dyshuar femër kosovare pasi që janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/