Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar vdekjen e një personi i cili dje është rrëzuar në një lokal në Prizren dhe është dërguar në emergjencë pa shenja jete.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë me disa shokë në një lokal papritmas ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në emergjence pa shenja jete” – thuhet në njoftimin e policisë.





