Për shkak të mospagesës së tarifës së anëtarësisë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Këshilli Drejtues i OAK-së ka marrë vendim që të revokohen licencat e 23 avokatëve.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Besim Abdullahu, nga zyra për komunikim në OAK.“Po, është marrë vendimi për revokimin e licencës për 23 avokatë, pasi unë i transkriptoj procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit, por që ende nuk është janë formalizuar vendimet”, ka thënë Abdullahu.
Neni 46 i Ligjit për Avokatinë përcaktohet detyrimi i avokatëve për një pagesë të tillë.“Avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve janë të detyruar të paguajnë anëtarësinë vjetore dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tjera të parapara me statut dhe aktet e përgjithshme të Odës”, thotë ky nen.





