LAJME

U pa në një video–incizim duke shtënë me armë, Policia arreston një person në Prizren

U pa në një video–incizim duke shtënë me armë, Policia arreston një person në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2026, 09:01

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng.

Arrestimi i të dyshuarit u bë i mundur në bazë të disa pamjeve të një video-incizimi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është parë në një video-incizim duke shtënë me armë në një aheng” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.

Siç bëhet e ditur, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika