LAJME

U mbajt takimi informues me gazetarë dhe përfaqësues të mediave në Prizren

U mbajt takimi informues me gazetarë dhe përfaqësues të mediave në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2026, 18:28

Në kuadër të projektit VoC të mbështetur nga USAID-i, TV Prizreni organizoi një takim informues me gazetarë dhe përfaqësues të mediave lokale në Prizren, me qëllim prezantimin e aktiviteteve dhe arritjeve të deritanishme të projektit, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mediave.

Takimi u udhëhoq nga menaxheri i TV Prizrenit, Salih Bytyqi, i cili prezantoi objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e arritura në kuadër të projektit VoC. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur mbi gjendjen e mediave në komunën e Prizrenit, sfidat me të cilat ato përballen, mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe rëndësinë e projekteve të tilla në krijimin e partneriteteve të reja dhe zhvillimin e sektorit mediatik.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Radio Prizrenit, e cila funksionon si organizatë e veçantë që nga themelimi i saj, përfaqësues të Radios Romano Avazo – radios së vetme në Evropë që transmeton për komunitetin rom, koordinatori dhe gazetari i portalit “Gazeta e Re”, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë së bashku me stafin e TV Prizrenit.

Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e takimeve të tilla si një mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale, fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet mediave lokale dhe ndërtimin e partneriteteve të reja që kontribuojnë në zhvillimin e gazetarisë dhe informimit publik.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të projektit VoC, i cili synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet mediave dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim profesional dhe institucional.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika