LAJME

U largua për të kaluar fundjavën në shtëpi, i dënuari për vrasje nuk kthehet më në Burgun e Dubravës

U largua për të kaluar fundjavën në shtëpi, i dënuari për vrasje nuk kthehet më në Burgun e Dubravës
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Korrik 2026, 10:46

Një i dënuar, që kishte marrë të drejtën e kalimit të vikendit në liri, nuk është kthyer në qeli në Burgun e Dubravës.

Këtë rast e ka konfirmuar për KALLXO.com, Policia në rajonin e Pejës.

“Mund të konfirmojë se i dënuari është liruar për vikend dhe më nuk është kthyer në Burgun e Dubraves ku vuante dënimin” – ka konfirmuar Policia më 02.07.2026.

Ndaj të njëjtit është lëshuar letërreshtim nga organet kompetente, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.

KALLXO.com ka kuptuar se i burgosuri është V.N., i dënuar për vrasje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika