Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër të dyshuarve që u kapën mbrëmë me mbi 1 kilogram drogë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga PTH në Prizren kanë bërë me dije se është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.M, A.B dhe dy vëllezërve V.K e J.K.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, sot me datë 09.11.2022 pranë Gjykatës Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” nga neni 267, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e PTH-së për Sinjalin.





