LAJME

U kap me leje qëndrim të falsifikuar të Polonisë, kosovari arrestohet në aeroport

U kap me leje qëndrim të falsifikuar të Polonisë, kosovari arrestohet në aeroport
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2022, 10:40

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person pasi dyshohet se e ka falsifikuar leje-qëndrimin e Polonisë.

Ai është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“ANP Adem Jashari 01.04.2022 – 17:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar leje-qëndrimin e Polonisë. Me vendim të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./FrontOnline

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika