LAJME

U kap duke vozitur edhe pse i ishte ndaluar, i konfiskohet vetura, gjobitet me 500 euro dhe 5 pikë negative

U kap duke vozitur edhe pse i ishte ndaluar, i konfiskohet vetura, gjobitet me 500 euro dhe 5 pikë negative
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2024, 11:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar shoferi i cili nuk e ka respektuar masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”.

I njëjti është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse “ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik” edhe për gjashtë muaj.

Policia ka njoftuar se të njëjtit i është konfiskuar edhe automjeti.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika