LAJME

U ftua nga Von der Leyen për drekë pune, Kurti niset drejt Brukselit

U ftua nga Von der Leyen për drekë pune, Kurti niset drejt Brukselit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2024, 10:14

Siç edhe u paralajmërua gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Brukselit, për të marrë pjesë në drekën e punës, nikoqire e së cilën është presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë drekë pune, siç njofton Kryeministria, do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u konfirmua pjesëmarrja e të gjithë liderëve të BP-së, përfshirë dhe Vuçiqin.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero, deklaroi se takimi në fjalë është për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika