Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj priti në takim pune një delegacion nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga Pascale Langlais, ushtruese e detyrës së shefes së Seksionit për Ligj dhe Drejtësi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit, për prioritetet aktuale, si dhe për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.





