Nuk janë të rralla rastet kur burrat kosovarë përfundojnë në qeli të burgut si të dyshuar për dhunë në familje. E një rast i tillë është dje në Suharekë, ku një 41-vjeçar është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rastin në Polici e ka denoncuar bashkëshortja e të dyshuarit, e kjo bëri që më pas i njëjti të arrestohet nga njësitet policore.
Në gjendje të dehur i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku atij me vendim të prokurorit iu caktua masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.





