LAJME

U arrestua në kufi për kërcënimin ndaj Albin Kurtit, 72-vjeçari përfundon në ndalim

U arrestua në kufi për kërcënimin ndaj Albin Kurtit, 72-vjeçari përfundon në ndalim
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2026, 07:34

Një 72-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Stançiq, pasi kërkohej me urdhër-arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, nën dyshimin për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për K. Xh. rreth 72 vjeç, i cili dyshohet se, më 30 tetor 2025, përmes rrjetit social Facebook, kishte publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

I dyshuari u arrestua më 12 korrik 2026 në pikën kufitare Stançiq, gjatë kontrolleve kufitare, pasi rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata.

Burimet e Sinjalit mësojnë se, me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet lidhur me kërcënimet e dyshuara janë në vazhdim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika