- Reklama -

U aksidentua me veturë bashkë me shokun e tij, ky është i riu nga Prizreni që humbi jetën

Sot u raportua për një aksident me fatalitet që ndodhi në mëngjes, te ura në Tranzitin e Vjetër në Prizren, ku një i ri dyshohet se humbi jetën teksa ishte në veturë bashkë me një mik. Ky i fundit që ishte shofer, dyshohet se e humbi kontrollin mbi veturë dhe fatkeqësisht shoku i tij nuk arriti të mbijetojë.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se i riu që vdiq është Arlind Kelmendi, i cili ishte bllokuar në veturë dhe u nxor nga vetura me ndihmën e Zjarrfikësve.

- Reklama -

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet tjera.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia në Prizren, me ç’rast kanë bërë me dije se aksidenti u shkaktua pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturë dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit./Gazeta Sinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort