LAJME

Turqia vazhdon përpjekjet për zbutjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

Turqia vazhdon përpjekjet për zbutjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2023, 09:23

Presidenti i Republikës së Turqisw, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, presidenti Erdogan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnjë e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan.

Duke folur për sfidat ekonomike me të cilat u përball vendi i tij vitin e kaluar, Erdogan u shpreh se “problemi ynë më serioz ishte inflacioni, i cili në bazë vjetore arriti në 64,27 për qind”, duke shtuar se në muajt në vijim kjo normë do të ulet gradualisht.

“Ne do të zbatojmë një program falë të cilit do të ulim inflacionin në 20 për qind”, tha Erdoğan.

Ai iu referua edhe ngjarjeve në Brazil, duke thënë se Turqia dënon dhunën ndaj presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

“Dua të shpreh pikëllimin dhe shqetësimin tonë për incidentin e fundit në Brazil. Ne dënojmë dhunën ndaj Lulës, i cili mori në mënyrë legjitime presidencën në zgjedhjet e mbajtura në Brazil,” tha Erdogan.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika