Duke treguar shifrat ekonomike mes Kosovës dhe Turqisë, Balkizi përmendi edhe investimet direkte nga Turqia, të cilat nga viti 2022 kanë arritur në 453 milionë euro, ku këto investime janë kryesisht në sektorët si energjia, financat, logjistika, aviacionit etj.
Nga investimet turke në Kosovë ai tha se janë krijuar rreth 10 mijë vende pune.
“Investimet nga Turqia në Kosovë janë orientuar në krijimin e vendeve të punës drejtpërdrejt dhe tërthorazi dhe falë investimeve të drejtpërdrejta nga Turqia në Kosovë janë krijuar rreth 10 mijë vende të punës”, theksoi Balkizi.
Ai tha se investitorët turq në Kosovë po kërkojnë nga institucionet që të lehtësojnë procedurat për të sjellë punëtorë nga jashtë, pasi po përballen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar.
“Kjo realisht lidhet me nevojat e kompanive, nga informatë që kompanitë na përcjellin dhe pastaj ne ua përcjellin autoriteteve, mund të them se ka nevojë për njerëz të kualifikuar”, tha ai.
I pranishëm në shënimin e 15-vjetorit, i cili u shënua të martën ishte edhe ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili, i cili tha se oda po fton çdo ditë e më shumë investitorë turq në Kosovë.
“Kjo odë tregtare me anëtarët e saj nga Turqia dhe nga Kosova në bashkëpunim me profesionistë të ndryshëm qeveritarë po ftojnë investitorët turq që të investojnë këtu dhe kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, theksoi Angili.
Të pranishëm në shënimin e 15-vjetorit të Odës Ekonomike Kosovaro-Turke ishin gjithashtu zv/kryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi, ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të institucioneve kosovare dhe atyre turke, biznesmenë dhe përfaqësues të mediave. /Zëri/