LAJME

Turqia merr komandën e KFOR-it

Turqia merr komandën e KFOR-it
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2023, 11:51

Turqia ka marrë komandën e trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Ndërrimi i komandës së KFOR-it është bërë në një ceremoni të mbajtur në Camp Film City në Prishtinë.

Komandant i ri i KFOR-it do të jetë Ozkan Ulutas.

Deri tash, komandën e KFOR-it e ka pasur Italia, që e nisi udhëheqjen një vit më herët. Komandant ka qenë Angelo Michele Rusticcia.

Turqia renditet e dyta, në mesin e 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika