- Reklama -

Turqia dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, shpreh gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka deklaruar se e dënojnë fuqishëm sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, që ndodhi më 29.11.2024.

Në një komunikatë për media, ministria thotë se shpresojnë që autorët të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejtë të jetë e mundur.

- Reklama -

“E dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm (29 nëntor) në një kanal ujor në Zubin Potok në veri të Kosovës, i cili është kritik për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës.

Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur”- thuhet në komunikatë.

Ministria e Jashtme turke ka shprehur gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që Kosova mund të ketë nevojë, teksa u ka bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon.
“Shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”- theksohet në njofim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort