LAJME

Turqi: Babai me dy djemtë nxirren të gjallë nga rrënojat, më shumë se 76 orë pas tërmetit

Turqi: Babai me dy djemtë nxirren të gjallë nga rrënojat, më shumë se 76 orë pas tërmetit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shkurt 2023, 09:18

Më shumë se 76 orë pas tërmetit shkatërrues të së hënës që goditi Turqinë jugore, tre burra u nxorën të gjallë dhe të padëmtuar nga rrënojat në qytetin e Gaziantep pasi të afërmit dhe fqinjët iu kishin bashkuar operacionit për t’i shpëtuar.

Mithat Tabur dhe djemtë e tij Ersin, 30 vjeç dhe Mustafa, 26 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një pallati tetë-katësh në periferi të lagjes Ibrahimli të qytetit Gaziantep pasi ekipet e kërkimit i zbuluan në atë që kishte mbetur nga dhoma e tyre e jetesës.

Gruaja e Tabur, Ayer, është gjetur në kuzhinë pa shenja jete. Ekipet e shpëtimit tani po përpiqen ta nxjerrin trupin e saj nga rrënojat.

Më shumë se 100 njerëz jetonin në këtë ndërtesën tetëkatëshe dhe afërsisht një e katërta e banorëve ia dolën të shpëtojnë gjallë.

Omer Kocok, një i afërm i Taburëve, i tha CNN të mërkurën herët se kushërinjtë e tij ishin në gjendje të vinin kontakte me ekipet e shpëtimit përmes telefonatave celularë – duke u dhënë atyre indikacione për shenja jete.

“Ersin ishte ai që na thirri për ndihmë”, tha Omer për CNN./CNN

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika