LAJME

Turizmi gjatë vitit 2021 në Shqipëri filloi rimëkëmbjen, Kosova shpëtoi sektorin

Turizmi gjatë vitit 2021 në Shqipëri filloi rimëkëmbjen, Kosova shpëtoi sektorin
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2022, 10:01

Edhe pse vitin e kaluar, turizmi shfaqi shenja rimëkëmbje, sërish Shqipëria mbetet larg periudhës së para pandemisë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2021, numri i të huajve që vizituan Shqipërinë arriti në 5.6 milionë, duke u dyfishuar në krahasim me 2020-n, që konsiderohet edhe si viti pandemik.

Por rikthimi në normalitet është ende larg.

Kundrejt 2019-s, në Shqipëri janë futur 2.9 milionë turistë të huaj më pak.

Turizmi patriotik ishte shpëtimi edhe vitin e shkuar.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave nga Kosova erdhën më shumë se 2.6 milionë qytetarë, të cilët përbëjnë 46 për qind të ardhjeve totale.

Pas Kosovës renditen Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia.

Por pavarësisht pandemisë, të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit, jo vetëm për turizëm, por edhe për qëllime të tjera.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë viti që lamë pas, 4.2 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë vendit nga 2.9 milionë në vitin 2020./A2 CNN

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika