LAJME

Turistët evakuohen nga hoteli, zjarri kaplon një pjesë të Shëngjinit

Turistët evakuohen nga hoteli, zjarri kaplon një pjesë të Shëngjinit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2024, 09:24

Situata e zjarreve në zonën e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, pasi flakët kanë rrezikuar edhe shumë banesa, ndërsa janë evakuuar disa familje.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri Taulant Balla, i cili po shkon nga afër situatën.

Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa.

Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës./albeu/

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika