Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj, në rrjetin social Facebook, ka falenderuar grupin e tupangjinjëve nga Prizreni, të cilët shprehën dëshirën që t’i ndihmojnë disa familje në nevojë në fshatin Zhur.
Postimi i plotë:
“Së bashku bëjmë gjëra të mira!
Sot për nderë të ditës së xhuma(e premte),grupi i tupangjinjëve më të mirë në Prizren në krye me “Vali-Gzim-Bajrami” kanë shprehur dëshirën që ti ndihmojnë disa familje në nevojë në fshatin Zhur.
Ata thanë se do të vazhdojnë ndihmojnë edhe në të ardhmen…
Në emër të BL.Zhur dhe të komisionit për ndihma humanitare z.Samidin Badalli dhe z.Islam Omaj, i falenderojmë tupangjinjët dhe lusim Allahun që ti shpërblejë me mirësitë e tij…
Me respekt kryetari i Bl Zhur Behar Begaj!”/TVPrizreni/