LAJME

Trusti, tarifat e energjisë, nafta, Hoti akuzon Qeverinë për thellim të krizës ekonomike

Trusti, tarifat e energjisë, nafta, Hoti akuzon Qeverinë për thellim të krizës ekonomike
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2022, 17:03

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka Qeverinë e Kosovës për mos reagim ndaj krizes globale.

“Për shkak të zhvillime globale, Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera. Por kriza në Kosovë po thellohet”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Hoti ka numëruar disa lëshime që sipas tij ka bërë Qeveria në lidhje me këto zhvillime.

– Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës.

– Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së.

– Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

– Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional.

– Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik.

“Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, ka përfunduar Hoti./Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika