Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka dalë me njoftim pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjinpër Rimëkëmbjen Ekonomike, përmes së cilit ndër të tjerash qytetarëve u mundësohet tërheqja e 10% të mjeteve nga Trusti.
Trusti ka bërë të ditur se janë të obliguar që të presin që ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit e të publikohet në Gazetën Zyrtare, që më pas të lejonë aplikimin.“Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë por nuk varet nga Trusti.
Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim”, thuhet në njoftim.
Trust ka njoftuar tutje se të gjithë kontribuuesit e interesuar duhet ta kenë parasysh që aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjnë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustit.
Sipas tytre, aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust, aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër), aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet si dhe aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.