- Reklama -

Trusti nesër shkon në Komisionin për Buxhet

Tërheqja e 30 përqindëshit të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale do të diskutohet në takimin e nesërm të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv njëri nga inicuesit e peticionit për tërheqjen e parave nga Trusti, Adnan Jashari.

- Reklama -

Ai bëri me dije se është i ftuar në komisionin në fjalë ku edhe theksoi se do të ofrojë argumentet e tij se pse duhet të lejohet tërheqja.

Jashari njëherit i ftoi të gjithë deputetët që të votojnë pro tërheqjes.

“Nesër do të diskutohet në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere! Në cilësinë e iniciuesit të Nismës Legjislative jam i ftuar nesër të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar” – tha Jashari.

“Do të ju bëj thirrje nesër edhe komisionit parlamentar edhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë pro, do t’i tregoj argumentet, arsyet dhe domosdoshmërinë që projektligji që lejon tërheqjen e një pjesë të kursimeve nga Trusti të votohet pro!”.

Herën e parë, në muajin qershor të këtij viti, projektligji që do t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve të tyre të grumbulluar në Fondin Pensional nuk kaloi.

Kjo ishte kundërshtuar nga ana e Qeverisë por edhe nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, iniciuesit e këtij projektligji nuk u dorëzuan. Përpjekja e dytë për kalim po bëhet përmes nënshkrimit të peticioneve nga ana e qytetarëve.

Mbi 17 mijë nënshkrimet që u mblodhën për tetë ditë u njohën si të rregullta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort