LAJME

Trupat rezervë të KFOR-it italian arrijnë në Kosovë, të gatshëm të reagojnë gjatë zgjedhjeve

Trupat rezervë të KFOR-it italian arrijnë në Kosovë, të gatshëm të reagojnë gjatë zgjedhjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Janar 2025, 17:36

Më shumë se 200 ushtarë nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari” kanë arritur të shtunën në Kosovë për të kryer një sërë aktivitetesh në kuadër të KFOR-it.

KFOR-i ka njoftuar se trupat italiane të këmbësorisë do të kenë qëndrim të përkohshëm në Kosovë. Ata do të jenë të gatshëm, sipas njoftimit, të intervenojnë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve.

“Sot, trupat italiane nga rezervat e KFOR-it arritën në Kosovë, në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke përforcuar praninë e KFOR-it në Kosovë. Vendosja e tyre është e përkohshme. Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë, nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane ‘Sassari’, do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika