Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk ka “asnjë afat kohor” për t’i dhënë fund luftës me Iranin, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk ka vendosur një afat të ri për një armëpushim të zgjatur.
Ndërkohë, kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se “nuk është e mundur” të rihapet Ngushtica e Hormuzit për shkak të shkeljeve “flagrante” të armëpushimit nga SHBA-ja dhe Izraeli.
E presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka thënë se bllokada e SHBA-së dhe “shkelja e angazhimeve” janë pengesat kryesore për negociatat.





