LAJME

Trumpi publikon të dhëna, 46 për qind të familjeve kosovare në SHBA marrin ndihma sociale

Trumpi publikon të dhëna, 46 për qind të familjeve kosovare në SHBA marrin ndihma sociale
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2026, 19:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një listë ku tregohet se sa për qind të migrantëve nga shtete të caktuara marrin ndihmë sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trumpi ka postuar listën në “Truth Social”.

Trumpi njihet për politikën e ashpër kundër migracionit të parregullt. Në mandatin e tij të dytë ai ka rritur numrin e deportimeve e janë vendosur kufizime për disa vende.

Në listën e publikuar nga Trumpi kryeson Butani me 81.4 për qind, pasuar nga Jemeni me 75.2 për qind, Somalia 71.9 për qind, Ishujt Marshall me 71.4 për qind dhe Republika Dominikane dhe Afganistani me 68.1 për qind.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika