LAJME

Trumpi pezullon për 90 ditë tarifat, me përjashtim të Kinës

Trumpi pezullon për 90 ditë tarifat, me përjashtim të Kinës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2025, 19:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar për 90 ditë tarifat, përveç ato ndaj Kinës që i ka rritur në 125 për qind.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar për tregjet botërore, po i rris tarifat ndaj Kinës nga SHBA-ja për 125%, efektive menjëherë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, ka thënë se duke marrë parasysh se përfaqësues të mbi 75 shteteve e kanë kontaktuar lidhur me tarifat, ai tani ka autorizuar “një pauzë 90 ditore, dhe një tarifë reciproke më të ulët gjatë kësaj periudhe, prej 10%, që hyn në fuqi po ashtu menjëherë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika