- Reklama -

Trumpi paralajmëron BE-në se do të paguajë “çmim të madh” nëse fiton

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vazhdoi fushatën zgjedhore dhe këtë herë temë ishin tarifat për produktet e importuara, të cilat kandidati republikan planifikon t’i fusë nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit.

Një “objektiv” i veçantë për Trumpin, përveç Kinës, është edhe Bashkimi Evropian dhe pikërisht për këtë foli në tubimin në Pensilvani, shtet kyç për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

- Reklama -

“Ata nuk i blejnë veturat tona, nuk na marrin frutat dhe perimet dhe shesin miliona e miliona vetura në SHBA. Ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë nëse unë fitoj, sepse do të paguajnë çmim të madh”, paralajmëroi Trump.

Ai bëri të ditur se do të vendosë tarifë prej 10 për qind për të gjitha produktet e importuara, ndërsa për Kinën kjo shifër do të jetë 60 për qind. Ekonomistët thonë se sistemi mund të çojë në rritje të konsiderueshme të çmimeve për amerikanët.

Në të njëjtën kohë, marrëdhënia e Trumpit me Tajvanin është gjithashtu e diskutueshme. SHBA-ja, sipas një ligji të vitit 1979, duhet t’i sigurojë ishullit “armë për mbrojtje” dhe ish-presidenti ka thënë vazhdimisht se “Tajvani duhet të paguajë” për këto armë.

Është e qartë se pa mbështetjen amerikane, Tajvani do të mund të pushtohej nga Kina ndërkohë që autoritetet në Pekin organizojnë lloj stërvitje ushtarake pothuajse çdo muaj për t’i dërguar një mesazh autoriteteve në Taipei.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort