- Reklama -

Trump: Xi më siguroi se Kina nuk do të ndërmarrë veprime ndaj Tajvanit ndërsa unë jam president

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti kinez, Xi Jinping, e ka siguruar atë se Pekini nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ndaj Tajvanit, derisa ai të jetë në krye të Shteteve të Bashkuara.

Trump ka thënë se çështja e diskutueshme e Tajvanit nuk është ngritur gjatë bisedimeve të tij me Xi-në të enjten në Korenë e Jugut, të cilat u fokusuan kryesisht në tensionet tregtare SHBA-Kinë.

- Reklama -

“Ai e ka thënë hapur, dhe njerëzit e tij e kanë thënë hapur në takime, ‘Ne nuk do të bëjmë kurrë asgjë ndërsa Trumpi është president’, sepse ata i dinë pasojat”, ka deklaruar Trump në një fragment të një interviste për CBS të dielën.

Zyrtarët amerikanë kanë qenë të shqetësuar për mundësinë e përdorimit të forcës nga Kina kundër Tajvanit, demokracisë ishullore të vetëqeverisur, e cila pretenduar nga Pekini si pjesë e territorit të tij.

Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin i vitit 1979 nuk kërkon ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake nga SHBA, por synon që ishulli të ketë burimet për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar ndryshime të njëanshme të statusit nga Pekini.

I pyetur nëse do t’i urdhëronte forcat amerikane të mbronin Tajvanin në rast sulmi nga Kina, Trump ngurroi të përgjigjej, duke reflektuar politikën e gjatë të SHBA-së të “paqartësisë strategjike” ndaj ishullit./Sinjali

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort