Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një video tetëminutëshe në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social dhe konfirmon se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.
Trump ka thënë se SHBA-të kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” në Iran.
“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, tha presidenti në video.





