Home LAJME Trump përjashton dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancisë së sigurisë

Trump përjashton dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancisë së sigurisë

0
Trump përjashton dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancisë së sigurisë
President Donald Trump participates in a bilateral meeting with President Volodymyr Zelenskyy of Ukraine, Monday, August 18, 2025, in the Oval Office. (Official White House Photo by Daniel Torok)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancisë së sigurisë nëse arrihet një marrëveshje e paqes ndërmjet Kievit dhe Moskës, raporton BBC.

Presidenti Trump ka lënë kuptohet mbështetjen ajrore e SHBA-së, duke deklaruar për Fox News se presidenti rus, Vladimir Putin, do të përballet me një “situatë të vështirë” nëse nuk bashkëpunon në procesin e paqes.

Këto deklarata vijnë pas bisedimeve të së hënës midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Trumpit dhe udhëheqësve europianë në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky ndërkaq e ka përshëndetur takimin si “të rëndësishëm” dhe thotë se Ukraina tashmë po punon për garanci “konkrete” të sigurisë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka theksuar se “koalicioni i të vullnetshmëve” ka mbajtur një takim konstruktiv dhe planifikon të zhvillojë bisedime të mëtejshme me homologët e tyre amerikanë në ditët në vijim.

Ndërkohë, Zvicra thotë se është gati të organizaojë një samit Zelensky-Putin, pasi Trump e propozoi idenë në një telefonatë me presidentin rus.

Në Kiev, një banor ka shpresë pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, por thotë: “Nuk jam i sigurt nëse i besoj (Putinit)”, ndërsa një tjetër thotë “është shumë e dhimbshme të shohësh të gjitha këto të ndodhin”./BBC/Kallxo.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here