- Reklama -

Trump pas takimit të mirë me Zelenskyn i drejtohet Putinit: Lufta duhet të mbarojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të enjten (22.01.2026) pas atyre që i quajti bisedime “të mira” në Davos me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se mesazhi i tij për liderin rus, Vladimir Putin, është se duhet të përfundojë lufta në Ukrainë, raporton Reuters.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë kaluar javë të tëra duke punuar nëpërmjet diplomacisë fluturuese, ndërsa Kievi po përballet me presionin e Trumpit që të sigurohet paqja për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare, pavarësisht pak shenjave se të njëjtën e kërkon edhe Moska.

- Reklama -

Pas takimit me liderin ukrainas që zgjati rreth një orë, Trump ka thënë ata patën një diskutim “të mirë”, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedës. Trump kishte thënë të mërkurën se “është afër” arritja e një marrëveshjeje.

“Mendoj se takimi me presidentin Zelensky ishte i mirë. Është një proces i vazhdueshëm”, u tha Trump gazetarëve, duke thënë se të dërguarit e SHBA-së po niseshin të enjten për bisedime në Moskë. I pyetur se cili ishte mesazhi i tij për Putinin, Trump u përgjigj: “Lufta duhet të përfundojë”.

Zelensky kishte thënë më parë këtë javë se do të udhëtonte për në Davos vetëm nëse mund të nënshkruante marrëveshje me Trumpin mbi garancitë e sigurisë së SHBA-së dhe financimin e rindërtimit pas luftës për Ukrainën, por nuk kishte asnjë tregues pas takimit se ishte arritur ndonjë përparim.

Të dy liderët janë takuar rreth gjashtë herë sy më sy qëkur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë vjet dhe ka përmbysur politikën e SHBA-së për Ukrainën duke iu kthyer diplomacisë me Rusinë.

Zelensky në fjalimin e mbajtur në Forumin Botëror Ekonomik pas takimit me Trumpin ka qortuar liderët europianë, duke kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën, raporton BBC.

“Disa liderë europianë janë nga Eoropa, por jo për Europën”, thotë ai, duke shtuar se disa europianë janë “vërtet të fortë”, përpara se të theksonte se ata “gjithmonë kanë nevojë për dikë tjetër që t’u tregojë se sa kohë duhet të qëndrojnë të fortë”.

Zelensky ka thënë se kështu nuk duhet të funksionojnë fuqitë e mëdha.

“Amerika po e ndryshon qëndrimin e saj”, vazhdon ai, “por askush nuk e di saktësisht se si. Gjërat lëvizin më shpejt, si mund ta përballojë Europa këtë?” Ka thënë se “Trump nuk ka ndryshuar”.

Ai thotë se Europës po i sfidohet “mënyra europiane e jetesës”./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort