Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tajvanin kundër shpalljes zyrtare të pavarësisë nga Kina, vetëm disa orë pas përfundimit të samitit dyditor me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk po inkurajojnë një shpallje formale të pavarësisë së Tajvanit dhe ritheksoi se politika amerikane ndaj ishullit nuk ka ndryshuar.“Nuk po kërkoj që dikush të bëhet i pavarur”, tha Trump, duke shtuar se Uashingtoni dëshiron uljen e tensioneve në rajon dhe shmangien e një konflikti me Kinën.
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet shpalljen e pavarësisë nga Kina

Presidenti amerikan u shpreh se ai dhe Xi kishin diskutuar gjerësisht çështjen e Tajvanit gjatë takimit në Pekin, ndërsa theksoi se homologu kinez “e ndjen shumë fort” këtë çështje dhe nuk dëshiron të shohë lëvizje drejt pavarësisë së ishullit.“Ne nuk po kërkojmë luftëra. Nëse e lëmë situatën ashtu siç është, mendoj se Kina do të jetë dakord me këtë. Por nuk po kërkojmë që dikush të thotë: ‘Le të bëhemi të pavarur sepse SHBA na mbështet’”, deklaroi Trump.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nesër i jepet lamtumira e fundit Albian Osmanajt, të riut që humbi jetën tragjikisht në Kobajë

KQZ përmbyll vlerësimin e pakove nga diaspora, mbi 82 mijë vota të aprovuara

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

