RAJONI DHE BOTA

Trump në fund të shkurtit shpallë kandidaturën për garën presidenciale të vitit 2024

Trump në fund të shkurtit shpallë kandidaturën për garën presidenciale të vitit 2024
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2021, 05:42

Në ditën e fundit të muajit shkurtit, Donald Trump pritet të paraqesë vizionin për të ardhmen e Partisë Republikane dhe vendimin mbi kandidaturën rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.Ai do ta bëjë këtë gjatë fjalimit në ditën e fundit të Konferencës së veprimit politik konservator, e cila do të mbahet nga 25 deri më 28 shkurt.Trump do të paraqitet në atë konferencë si kandidati më i mundshëm presidencial nga radhët e republikanëve në zgjedhjet e vitit 2024, raporton theguardian.

Ndërkohë, ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan, Jason Miller deklaroi se Trump vetë është partia republikane dhe se kur dikush e sulmon atë, është një sulm ndaj republikanëve.“Ne kemi parë Presidentin Trump të sjellë një numër rekord të votuesve afrikano-amerikanë dhe Amerikës Latine në Partinë Republikane, më shumë sesa kemi parë në historinë moderne të partisë. Ne duhet t’i mbajmë ata votues”, tha ish-këshilltari.Nga ana tjetër, Trump ishte diskret rreth kandidimit të serishëm për president në vitin 2024, duke thënë javën e kaluar se ishte shumë herët për të folur për këtë, duke shtuar se kishte parë shumë sondazhe të mrekullueshme

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika