- Reklama -

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për të mbyllur “Zërin e Amerikës” (VOA), një media që financohet nga qeveria amerikane. Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta nga gazetarë dhe ish-pjesëtarë të VOA, ndër ta edhe Elez Biberaj, gazetari shumëvjeçar dhe ish-drejtori i redaksisë shqipe në këtë medium, i cili ka shërbyer për më shumë se 43 vjet.

Biberaj ka theksuar se ky hap dëmton rëndë imazhin e SHBA-së dhe i mbyll një kanal të rëndësishëm informacioni që ka shërbyer si një burim dritë për miliona njerëz në mbarë botën. Ai e ka cilësuar këtë si një “kapitull të trishtë” në historinë e angazhimit të Amerikës me botën.

- Reklama -

“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona njerëz në mbarë globin, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së dhe duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh për miliona në rajone të privuara nga informacioni,” ka thënë Biberaj.

Ai ka shtuar gjithashtu se ky vendim do të shkaktojë një dëm të thellë për imazhin global të SHBA-së dhe për promovimin e vlerave demokratike të saj, një dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta realizojë kurrë. “Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën,” ka përfunduar Biberaj.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort