Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, është zotuar se do ta shkatërrojë një urë ose një termocentral në Iran, sa herë që Teherani e sulmon ndonjë anije në Ngushticën e Hormuzit.
Trump kërcënon Iranin: Do të shkatërrojmë urat dhe termocentralet

Kërcënimi nga Trump vjen gjithashtu pasi forcat përfaqësuese të Iranit në Jemen, huthët, kërcënuan me sulme ndaj një rruge tjetër jetike për transportin e naftës botërore. Në përgjigje të kërcënimit të Trampit ndaj infrastrukturës iraniane, një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se “asnjë infrastrukturë nuk do të jetë e sigurt”, nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë kërcënimin e presidentit Trump për t’i goditur urat dhe termocentralet iraniane.
Bllokada pothuajse e plotë e Ngushticës së Hormuzit nga Irani ka nxitur rritjen e inflacionit në mbarë botën, ndërsa rreziku i ri për transportin detar nga Huthët, të cilët kontrollojnë zona pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, i çoi çmimet e naftës pranë nivelit më të lartë në gati gjashtë javë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




