Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të zbutur ndikimin e tarifave për makinat, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët kanë thënë se këto masa do të ulin disa nga detyrimet doganore për pjesët e huaja të përdorura në makinat që prodhohen në SHBA, ndërkohë që importuesit nuk do të detyrohen të paguajnë tarifa të dyfishta, si për makinat ashtu edhe për materialet që përdoren për t’i prodhuar ato.
Administrata ende nuk e ka shpallur zyrtarisht vendimin për zbutjen e tarifave, por zyrtarë të saj kanë konfirmuar një raport të Wall Street Journal, sipas të cilit kompanitë që paguajnë tarifa për makinat nuk do të detyrohen të paguajnë edhe tarifa të tjera, si ato për aluminin dhe çelikun.





