RAJONI DHE BOTA

Trump : Do të luftojmë fortë për ta mbajtur Shtëpinë e Bardhë

Trump : Do të luftojmë fortë për ta mbajtur Shtëpinë e Bardhë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2021, 16:23

Presidenti, Donald Trump bëri fushatë në Georgia, shtetin i cili pritet ta përcaktoj kontrollin e Senatit pas zgjedhjeve të balotazhit që pritet të mbahen më 6 janar.

Prandaj pos që e do triumfin ne Senat, republikani ende shpreson se ka garë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë për të cilën paralajmëroi luftë të ashpër.

Në këtë ditë ai ftoi mbështetësi e tij edhe për të kundërshtar konfirmimin e kolegjit zgjedhor për Biden të cilin Trump po e sheh si humbës të zgjedhjeve.

Pushtet më të madhe për të realizuar pikëpamjet e tij kërkoi nga Georgia edhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden.

Ai tha se është jetike që edhe senati të dominohet nga demokratët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika