LAJME

Tri xhudistet nga Kosova marrin medalje në turneun e xhudos për të rinj në Podgoricë

Tri xhudistet nga Kosova marrin medalje në turneun e xhudos për të rinj në Podgoricë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2025, 19:48

Vajzat e ekipit të Kosovës në xhudo kanë fituar medalje në turneun e xhudos për të rinj, i cili është mbajtur sot, më 23.11.2025, në Podgoricë.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Xhudos të Kosovës.

Sipas njoftimit, xhudistja Enise Zijade ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë (-57 kg).

Xhudistja Laurinë Gashi ka fituar po ashtu medaljen e argjendtë, në kategorinë (-52 kg).

Ndëra, xhudistja Sidorela Dodaj ka fituar medaljen e bronztë (-57 kg).

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika