LAJME

Tri të lënduara nga mjetet piroteknike që i ndezi një burrë në Suharekë

Tri të lënduara nga mjetet piroteknike që i ndezi një burrë në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Dhjetor 2024, 10:50

Tri gra kanë pësuar lëndime nga ndezja e mjeteve piroteknike në Suharekë. Rasti që është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur të enjten dhe mjetet piroteknike thuhet se janë ndezur nga një burrë.

“Tri femra kosovare, kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari thuhet se pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika