Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, vazhdon sot.
Ndryshe në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, versioni i redaktuar i “Raportit të Katërmbëdhjetë mbi Kërkesat e Viktimave për Pjesëmarrje në Proces”, i cili fillimisht u dorëzua si konfidencial, u bë publik më 23 gusht.
Në këtë raport, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave i përcolli Trupit Gjykues kërkesat e nëntë viktimave, me rekomandimin që ato të pranohen të marrin pjesë në proces si pjesë e grupit të viktimave pjesëmarrëse.





