Tri aksidente kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, minuta më parë.
Në njërin aksident janë përfshirë pesë vetura, në tjetrin katër dhe në një tjetër janë përfshirë tri vetura.
Aksidentet kanë shkaktuar edhe kolonë të gjatë automjetesh.
Nga aksidentet ka edhe persona të lënduar.
“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas”, ka njoftuar Policia e Kosovës.