- Reklama -

Trenjakët – lindja e parë për vitin 2026, vizitohen nga Kurti

Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri kanë ardhur në jetë trenjakë, tre djem.

Sipas stafit mjekësor, lindja është realizuar me sukses nga ekipi i Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore, nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.

- Reklama -

Në QKUK shërbimet kanë funksionuar pa ndërprerje edhe gjatë festave të Vitit të Ri.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka uruar lindjen e parë të vitit 2026, një ngjarje e veçantë që u shënua me ardhjen në jetë të trenjakëve.

Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i SHSKUK-së, u prit nga stafi mjekësor, përfshirë doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna.
Ai vizitoi nënën e re, e cila është bërë nënë për herë të parë dhe njëkohësisht ka sjellë në jetë lindjen e parë të vitit 2026 në Kosovë – tre djem.

“Jemi këtu në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë me drejtorin e SHSKUK ku na mirëpritën, doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna, meqë rast vizituam zonjën që është bërë nënë për herë të parë, por njëkohësisht është edhe lindja e parë e vitit 2026. E uruam e i dëshiruam shëndet dhe kishte një rrethanë shumë të veçantë meqë ka lindur trenjakë, tre djem, tri foshnje të gjinisë mashkullore. Ky ishte gëzim i posaçëm për të gjithë ne në vitin 2026, urojmë familjen, në veçanti nënën e cila vjen nga rajoni i Gjilanit dhe i dëshirojmë të gjithë të mirat në jetën e mëtutjeshme. Orën e fundit të vitit 2025 e kalova në qendrat e Policisë së Kosovës, ndërkaq takimin e fundit për vitin 2025 dhe takimin e parë për vitin 2026 e kisha në ushtrinë tonë në FSK, ndërkaq orën e parë të vitit 2026 po e kaloi këtu në spital me kolegë, dashamirë me njerëz të cilët sjellin jetë në jetë”, tha Kurti./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort