LAJME

Treni i mallrave përplas furgonin me punëtorë në Turqi, humbin jetën 6 persona

Treni i mallrave përplas furgonin me punëtorë në Turqi, humbin jetën 6 persona
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2021, 08:21

Gjashtë të vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Turqi. Një tren mallrash përplasi një minibus, në Turqinë veriperëndimore. Në minibus udhëtonin disa punëtorë të një kompanie.

Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën rreth orës 08:00 të mëngjesit me orën lokale.

Të gjithë viktimat ndodheshin në minibusin që transportonte punëtoret e një fabrike tekstilesh, të cilët kishin mbaruar turnin e natës, raportojnë mediat e huaja.

Pamjet nga kamerat e rrugës që u transmetuan në kanalet e lajmeve televizive treguan shoferin e minibusit, që u përpoq të manovronte përpara se treni ta përplaste dhe ta merrte para në shinat e tij.

Në vitin 2018, 25 njerëz humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Turqi, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, raporton RTV21.

Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë deklaroi se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika