Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.
Në një njoftim të enjten, u bë e ditur se kjo kërkesë ishte drejtuar më 16 gusht.





