LAJME

Tregu i ri dhe parkingu nëntokësor drejt funksionalizimit, Totaj: Po ndërtojmë projekte që ndryshojnë jetën e qytetarëve

Tregu i ri dhe parkingu nëntokësor drejt funksionalizimit, Totaj: Po ndërtojmë projekte që ndryshojnë jetën e qytetarëve
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2026, 07:34

Punimet për ndërtimin e tregut modern të gjelbër në Prizren po vazhdojnë me ritëm të shtuar, ndërsa së fundmi është realizuar një fazë e rëndësishme e projektit, betonimi i pjesshëm i pllakës.

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ky investim, i cili po zhvillohet pranë gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe afër qendrës së qytetit, synon krijimin e hapësirave moderne dhe funksionale për qytetarët.

Sipas tij, projekti përfshin edhe ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, të cilat do të jenë në shërbim të banorëve të zonës dhe vizitorëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e funksionalitetit urban dhe cilësisë së jetesës në këtë pjesë të qytetit.

Nga ana tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka inspektuar nga afër punimet së bashku me laboratorin e licencuar dhe menaxherin e kontratës, duke u fokusuar në kontrollin e cilësisë së betonit dhe materialeve që po përdoren në terren.

Totaj bën të ditur se projekti ka kaluar tashmë disa faza të rëndësishme të infrastrukturës nëntokësore, përfshirë vendosjen e kabllove elektrike, rrjetit të ujësjellësit, sistemeve të tjera kabllore, hidroizolimet si dhe sigurimin e gropës ndërtimore me pilota.

Sipas kryetarit Totaj, realizimi i këtij projekti është pjesë e angazhimit për të sjellë ndryshime konkrete në qytet, duke theksuar se fokusi mbetet në ndërtimin e projekteve të qëndrueshme mbi standarde të larta dhe jo kompromise.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika