LAJME

OVL-UÇK thërret protestë në të gjitha qytetet e vendit

OVL-UÇK thërret protestë në të gjitha qytetet e vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2026, 15:04

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka marrë vendim që të organizoj protesta, më 25.09.2026, në ora 17:00, në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Sipas këtij njoftimi të OVL UÇK-së bëhet e ditur se dega e Prishtinës do i bashkangjitet orarit të protestës në ora 21:00, po atë ditë.

Përpos njoftimit për organizimin e protestës, OVL UÇK në këtë situatë u ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të jenë unik dhe sa më parë të fillojnë hartimin e një strategjie kombëtare e cila, sipas tyre, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.

“Ftojmë institucionet komunale dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen këtyre protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare. OVL UÇK mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues.”– thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së, më 22.09.2026.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika