LAJME

Tre vëllezër rrihen mes vete në Prizren

Tre vëllezër rrihen mes vete në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2021, 10:45

Tre vëllezër në Prizren janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje gjatë natës së mbremshme në Prizren, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth ores 20:40.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri prej tyre është ndalur në stacion policor pasi ishte i dehur, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren, 01.09.2021 – 20:40. Është raportuar se tre vëllezër meshkuj kosovar kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është ndalur në stacion policor pasi ishte i dehur ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika